RRETH NESH

Me gjithsej sipërfaqe të ndërtimit prej 29.000 m2 prej tyre 20.000 të lëshuara me qera në 60 dyqane.
Ofron parking të jashtëm dhe nëntokësor për 600 vetura.
Qendra tregtare Ring Mall ofron për vizitorët, qytetarët të të gjitha moshave, jo vetëm mallrat për
konsum të çdoditshëm për ekonomitë familjare, por krahas blerjes është pashmangshëm edhe argëtimi,
relaksimi dhe komoditeti me një ofertë që nga gastronomia e deri tek Wonder Parks me lojërat e
mrekullueshme si: Carousel, Car Crash, Horror Hotel, Crazy Dance, Jumbo Jet e shumë të tjera.
Ring Mall shënon zhvillimin aq të domosdoshëm të trendeve të ekonomisë së tregut, sektorit aq
domethënës të iniciativave private të Kosovës, përkundër vlimeve të natyrave nga më të ndryshme,
përse të mos e themi edhe politike, të cilat duhet të kishin e të kenë një objektiv: zhvillimin e Kosovës!
Në Ring Mall janë të punësuar rreth 500 punëtorë.
Pa kënaqësinë dhe përmbushjen e konsumatorit i gjithë ky investim nuk mund të ketë arsyetim tjetër,
pos premtimit përmbajtësor se Ring Mall është në shërbim të qytetarit dhe plotësimit të kërkesave të tij
si në zgjedhje, si në çmimet konkurruese me qendrat simotra.